Arbëri

Akuzohet zyrtari komunal për shpërdorim të detyrës zyrtare

Descriptive Text

Pejë, 10 nëntor – Prokuroria e Themelore e Pejës, përkatësisht Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit të Komunës së Pejës, H.K. për vepër penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të KPRK-së.

Sipas njoftimit të publikuar të premten nga Prokuroria e shtetit, i pandehuri H.K. akuzohet se prej 14.07.2016 e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, në Pejë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Prokurorisë, H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyente obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.