Arbëri

Shembja e murit të shtëpisë rrezikon familjen 8-anëtarëshe në Bllagajë të Pejës

Descriptive Text

Fati ka qenë në anën e familjes Krasniqi nga fshati Bllagajë i Pejës, të hënën në mesditë, pas shembjes së njërit mur të shtëpisë së ndërtuar nga gurët, e i cili nuk i ka shembur edhe muret e tjera nga tronditja e fortë.

Megjithëse muret e tjera s’janë shembur, shtëpia nuk është më e banueshme nga rreziku i shembjes në çdo çast edhe i mureve të tjera që janë të gjitha të plasaritura nga brenda dhe jashtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Haxhë Krasniqi, veteran i luftës së UÇK-së, rrëfen për “Kohën Ditore” se të hënën rreth orës 13:00 kishte qenë në dhomë me prindër, me gruan dhe me dy fëmijët e vegjël binjakë të moshës 18- muajsh.

Dy fëmijët e tjerë të tij, siç thotë ai, kishin qenë në shkollë, në atë moment kur është dëgjuar një zhurmë e madhe me tronditje dhe dridhje, sikur si të ishte një tërmet i madh apo shpërthim i ndonjë bombe.

“Kur kam dalë jashtë me pa se çka ndodhi, shoh se gjysma e murit ishte shembur. Pastaj e kam parë që muri ishte çarë gjithkah sikurse edhe muret e tjera të shtëpisë. Kemi dalë të gjithë jashtë dhe nuk kemi guxuar të ktheheshim në shtëpi nga frika se shtëpia në çdo moment mund të shembej”, thotë Krasniqi, për shtëpinë e ndërtuar para 35- vjetësh vetëm nga gurët, pa shtylla, pllakë betoni.

Menjëherë, siç tregon ai, e ka informuar Komunën dhe policinë dhe ata i kanë thënë që të mos hynte në të se është rrezik të shembej e tëra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.