Arbëri

Kaçaniku përfiton 5 projekte nga Forumi për Iniciativa Qytetare

Descriptive Text

Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ), kanë përfunduar pesë projekte rinore në Kaçanik, të cilat kanë si qëllim realizimin e disa nismave për rregullimin e mirëqenies qytetare dhe promovimin e të lexuarit nga të rinjtë në qytet.

Projektet të cilat tashmë janë realizuan si: “Vitrina e librit”, “Furnizimi i bibliotekës me tituj të rinj”, “Ndriçimi në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik”, si edhe projektet “ Stola në Parkun e qytetit dhe në Stacionin e autobusëve”, kanë si qëllim përmirësimin e mirëqenies qytetare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Enver Kamishi, ka thënë se projekti është realizuar nëpërmjet angazhimit të pesë ambasadorëve të rinj të Komunës së Kaçanikut, ndërsa në implementim janë përfshirë më shumë se 100 të rinj kaçanikas... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.