Arbëri

Komuna e Malishevës planifikon 200 mijë euro për shtratin e lumit Mirusha

Komuna e Malishevës planifikon t’i shpenzojë 200 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Banjë, me qëllim të uljes së rrezikut nga vërshimet.

Vendimi i organeve komunale për dhënien e kontratës për këtë projekt është publikuar të hënën në portalin e Komisioni rregullativ të prokurimit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës nga Komuna e Malishevës ka qenë afro 270 mijë euro, derisa pas zhvillimit të procedurës së prokurimit tenderi me çmimin më të ulët është përzgjedhur oferta prej 200 mijë eurove... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.