Arbëri

Askush s’e merr fajin për gjendjen e keqe me mbeturina përreth deponisë në Velekincë

Gjendje jo e mirë vazhdon të jetë në afërsi të Deponisë Rajonale në Gjilan në fshatin Velekincë.

Afër saj gjenden shumë mbeturina të hedhura. Tërë këtë gjendje, sipas zyrtarëve të komunës, e shkaktojnë qytetarët, të cilët, krahas mospagesës së këtij shërbimi, i hedhin ato kudo, raporton KTV.

Ndërkohë, rregullorja e lejon që deponia të ketë kontratë vetëm me kompanitë mbledhëse të mbeturinave.

Në Komunën e Gjilanit vetëm 59 për qind e qytetarëve janë pjesë e shërbimit për mbledhjen e mbeturinave.

Gjendje e tillë qëndron jo vetëm në nivelin lokal, por edhe atë qendror. Rreth 40 për qind e banorëve të vendit nuk janë fare pjesë e këtij sistemi.

Ky problem, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korçës, nuk mund të zgjidhet pa filluar pagimi i tatimit për mbeturina.

Në Policinë e Gjilanit thonë të mos kenë arritur të shqiptojnë asnjë gjobë.