Arbëri

Komuna e Ferizajt refuzon kërkesën e dy fshatrave për asfaltim të rrugëve

Ferizaj, 14 mars – Komuna e Ferizajt, Drejtoria e Infrastrukturës, ka refuzuar kërkesën zyrtare të banorëve të fshatit Mirosalë dhe Zllatar për asfaltim të rrugëve.

Rrugët e këtyre fshatrave që nga vitet ‘90 asnjëherë nuk janë asfaltuar, ndërkohë gropat dhe pluhuri po e vështirësojnë qarkullimin e banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Xhevat Sallahi, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa e tyre është refuzuar për shkaqe politike, andaj sipas tij komuna po i shkel rregullat e demokracisë.

Nga ana tjetër Gafurr Ilazi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka deklaruar se gjatë viteve të fundit në këto fshatra janë asfaltuar dhjetëra rrugë e rrugica nga buxheti vetjak i komunës, mirëpo për projektet tjera duhet të bëhen planifikimet një vit më herët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.