Arbëri

Shoqëria civile kërkon hetime ndaj Kuvendit të Novobërdës

Descriptive Text

Shoqëria Civile kërkon nga prokuroria që të nisë hetimet ndaj Kuvendit Komunal të Novobërdës dhe këshilltarëve komunalë, të cilët kishin shfrytëzuar paranë publike për të blerë orë dore me vlerë 1 mijë euro copa e për të cilat ishte shpallur tenderi nga Zyra e prokurimit.

Ndërsa Ministria e Financave nuk ka njohuri se me paranë publike po bëhet “shopin” ndonëse Ligji për menaxhimin e financave publike saktëson se paraja publike përdoret vetëm për qëllimet e miratuara publike dhe asnjë autoritet publik, organizatë buxhetore person apo ndërmarrje nuk mund ta keqpërdorë atë, shkruan sot Koha Ditore.

Artan Demhasaj nga organizata “Çohu” deklaron se aktivizimi i prokurorisë është i nevojshëm, ngase bëhet fjalë për keqpërdorimin e parasë së taksapaguesve. Ai thotë se disa komuna nuk janë duke u treguar të përgjegjshme sa i përket mënyrës sesi shpenzohet paraja publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.