Arbëri

“Trepça” e vitalizuar do të shndërrohet në lokomotivë punësimi në Mitrovicë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qëndruar sot në Mitrovicë dhe me këtë rast vëmendjen kryesore ia kushtoi vitalizmit të “Trepçës”.

Gjatë takimit me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, ministri Lluka tha se pas vitalizmit “Trepça” do të bëhet lokomotivë e punësimit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm për Mitrovicën, por për të të gjithë vendin. Në njoftimin për media thuhet se ai i kushtoi vëmendjen edhe realizimit të projektit për ngrohje të qytetit.

Kryetari Bahtiri kërkoi nga ministri Lluka të përkrahet iniciativa rreth ngrohjes së qytetit, që të merret për këtë qëllim uji i ngrohtë i cili vije nga minierat. Të dy palët u dakorduan që menjëherë të behët fizibiliteti dhe një projekt detal, meqenëse mjetet për ketë projekt janë pothuajse të gatshme.

Ministri Lluka e ka njoftuar kryetarin Bahtiri për takimin e tij me minatorët e “Trepçës”. Ai theksoi se ka biseduar me ta lidhur me kërkesat e tyre dhe për mundësitë reale për t’i realizuar ato.

Ndër te tjera ministri Lluka, ka thënë së gjatë muajit të ardhshëm do të behët shpallja e konkursit për Bord të Ndërmarrjes “Trepça”.

“Shumë shpejt, do të themelohet Bordi i Ndërmarrjes “Trepça”, i cili do t’i hapë rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj ndërmarrje, do të mundësojë hapjen e rrugëve që janë jetike për zhvillimin e ndërmarrjes dhe mirëqenies sociale të punëtorëve”, ka deklaruar Lluka.

Njëkohësisht ata biseduan edhe për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal, i cili aktualisht është futur në një krizë financiarë. Me këtë rast ata kërkuan nga institucionet në nivel qendrore që të sigurojnë mjete për të mbuluar shpenzimet e Veriut.