Arbëri

Shpronësimi për fushë futbolli e shtrat të lumit e lë familjen Bugaqku pa 97 ari tokë

Sabri Bugaqku ka mbetur pa 97 ari tokë, të cilat i kishte në emër të babait të tij.

Një pjesë e tyre ka shkuar për rregullimin e fushës së sportit të klubit të qytetit, e pjesa tjetër për rregullimin e shtratit të Lumit Kriva në Fshatin Koretin, raporton KTV.

Ai thotë se kjo tokë iu mor në vitin 2009, e për këtë kërkoi të reagohet menjëherë nga institucionet.

Në komunë thonë se ky problem është shumë më herët. Në vitin 1966 kur është bërë shpronësimi i tokave të 10 banorëve të fshatit, një pjesë i është kompensuar me të holla, e pjesa tjetër me një pronë të paluajtshme.

Në komunën e Kamenicës thonë se ekziston vetëm vendimi për shpronësim, por jo edhe dokumentet se toka në Ranillugë ishte vendosur të kompensohet.

Toka në Ranillugë më pas kishte kaluar në pronësi të ndërmarrjes kooperative bujqësore “Agro produkt”, e vonë kishte kaluar në privatizim. E, pas miratimit të Ligjit për privatizim Irfan Dermaku nga Drejtoria e Kadastrit thotë se komuna nuk mund të ndërhyjë.