Arbëri

Gjyqësori i Ferizajt heton rrënimin e objektit pa prani të shfrytëzuesit

Organet e Drejtësisë të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të merren me hetime lidhur me rastin e rrënimit të objektit të hekurudhave të Kosovës “Infrakos” në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, në të cilin prej më shumë se 20 vjetësh ka jetuar familja e Mustafë Ramadanit, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e Prokurorisë e kanë konfirmuar se këtë shtëpi e ka rrënuar biznesmeni nga Ferizaj, Ekrem Hyseni, i cili pak javë më parë e kishte marrë në shfrytëzim këtë parcelë prej rreth 3 arësh nga “Infrakosi”.

Pavarësisht kësaj, biznesmeni Hyseni, paraprakisht sipas ligjit, nuk ka marrë ndonjë leje në Komunë për rrënimin e atij objekti.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.