Arbëri

Peja identifikon 3 pika të ngarkuara, merren bazë e planit të mobilitetit

Kanë përfunduar matjet e numrit të automjeteve që lëvizin në gjitha udhëkryqet në pjesën urbane të Pejës.

Aksioni i matjeve ka rezultuar se numri i automjeteve që kalojnë brenda një ore në një udhëkryq të caktuar janë pikat më kulmore të qarkullimit të automjeteve në qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky aksion i matjeve nga komuna është financuar nga organizata zvicerane “HELVETAS Swiss Intercooperation”, me programin e saj “DEMOS”. Ndërsa në terren për tetë ditë të matjeve kanë qenë të përfshirë edhe 12 vullnetarë të OJQ të Pejës “Syri i Vizionit”.

“Matjet e kryera, që janë menaxhuar nga një firmë e angazhuar nga ‘Demos’, janë bërë në bashkëpunim të komunës ‘Demosi-it’ dhe organizatës sonë. Të dhënat janë duke u futur tashti në data bazë”, thotë drejtori ekzekutiv i OJQ “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj.

Matjet janë bërë në 32 pika në tërë zonën urbane të Pejës dhe rezultatet e këtyre matjeve do të përfshihen nga Drejtoria e Urbanizmit në planin e mobilitetit, i cili gjendet në procesin e hartimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.