Arbëri

Inspektorati i Lipjanit rrënon disa objekte pa leje

Inspektorati i Komunës së Lipjanit, ka nisur, këto ditë një aksion për rrënimin e disa objekteve pa leje të cilat janë ndërtuar gjatë muajve të fundit jashtë Planit Zhvillimor Komunal.

Një rrënim i tillë është bërë në fund të javës së kaluar në rrugën “Isa Olluri” në qendër të Lipjanit, derisa një biznesmen ka tentuar ndërtimin e një lokali me sipërfaqe prej 300 metrash katrorë, madje në pronë publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë Inspektorati ka bërë edhe disa rrënime të tjera afër Fabrikës së asfaltit dhe të betonit në Lipjan, pastaj në kuadër të këtij aksioni kanë mbyllur edhe një furrë të bukës dhe disa kafene për shkak të mospërmbushjes së kritereve për punë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.