Arbëri

U gjendet zgjidhja tri familjeve të rrezikuara nga shembja e dheut në Kaçanik

Tri familjeve të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut në Kaçanik u është gjetur zgjidhja e banimit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pronat e tyre do të shpronësohen, pasi ajo pjesë njihet për rrëshqitje si pasojë e ujërave nëntokësore, raporton KTV.

Këto komente, Lekaj i ka bërë gjatë inspektimit të punimeve në sanimin e dëmeve nga rrëshqitja e dheut në rrugën që lidh kryeqytetin me dy autostradat.

Ai ka kundërshtuar kërkesën e Bechtel&Enkas për t’u përfunduar punimet gjatë janarit të vitit të ardhshëm, por që rruga të jetë e gatshme për qarkullim brenda dhjetorit.

Kjo pjesë ka muaj të tërë që funksionon me vetëm një korsi, pasi njëra anë e rrugës ishte shembur pak muaj pasi Bechtel&Enka e lëshoi në qarkullim pjesën e parë të autostradës “Arbën Xhaferi”.