Arbëri

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit menaxhues të KEK-ut

Drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka, i është kërkuar dorëheqja nga punëtorët e kësaj korporate, gjatë një proteste njëorëshe që është mbajtur të enjten në minierën e mihjes së thëngjillit në Mirash të Obiliqit, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit sindikalë të Sindikatës së Re të KEK-ut (SR KEK), që e kanë organizuar këtë protestë, e kanë bërë përgjegjës edhe Gjukën për ndaljen e ekskavatorëve në Departamentin e mihjeve që nga gushti i vitit të kaluar. Sindikalistët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mund të mbesin pa punë nëse vazhdojnë të mos punojnë ekskavatorët në këtë departament, ndërsa Kosova do të ballafaqohet me kolaps energjetik. Kryetari i SR KEK, Rafet Osmani, ka thënë se këtë shqetësim e kishin shprehur edhe më 26.10.2016 në një protestë të ngjashme për ndalesën në të gjitha sistemet e Departamentit të djerrinës për shkak të mosshpronësimeve me kohë të zonës 52-hektarësh, por që deri tash asgjë nuk ka lëvizur.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.