Përfaqësuesit e zyrës së “Caritas”-it zviceran në Kosovë dhe drejtues të Komunës së Malishevës kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e sistemit parashkollor të arsimit.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, shefi i zyrës së “Caritas”-it zviceran në Kosovë, Kreshnik Basha, drejtori i Arsimit dhe Edukimit, Avdi Morina dhe përgjegjësi i këtij projekti Albert Bakalli, derisa në takim kanë marrë pjesë edhe Erika Masina, trajnuese-delegate e “Caritas”-it zviceran, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
9 mars 2017 11:30
-
Shpërndaje në: