Arbëri

Supremja në favor të Zafir Berishës, e rikthen në garë për kryetar të Prizrenit

Descriptive Text

Një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të Zafir Berishës.

Gjykata ka vendosur që Zafir Berisha mund t’i kthehet garës për kryetar të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për Arta Tv vetë deputeti Berisha. Ai tha se vendimi i KQZ-së dhe PZAP-it ishte i padrejtë.

“Nga sot i rikthehem garës për Prizrenin edhe më fuqishëm për një fitore të sigurt më 22 tetor”, ka thënë Berisha për Arta TV.

Deputeti Berisha ishte decertifikuar nga KQZ-ja, së bashku më 85 kandidatë të tjerë për Kuvend Komunal. Berisha këtë vendim të KQZ-së e kishte quajtur të ndikuar politikisht.