Arbëri

Dështon miratimi i kornizës afatmesme buxhetore

Shumica e këshilltarëve të KK-së në Lipjan në mbledhjen e rregullt të premten kanë votuar kundër propozim- vendimit për planifikimin e buxhetit për vitin 2018-2020 me arsyetim se projektet kapitale janë renditur sipas dëshirës së komunës për interesa të caktuara. Sipas opozitës, kjo kornizë afatmesme buxhetore në brendësi përmban një varg defektesh, animesh dhe mangësish.

Nga ana tjetër, drejtori i financave, Shkëlzen Hajdini, ka sqaruar se buxheti i planifikuar për vitin 2018 është 15.316.172,00 eurosh, andaj kësaj kornize buxhetore i kanë kontribuar përfaqësuesit e fshatrave dhe qytetarët përderisa gjatë periudhës së hartimit janë realizuar dhjetëra takime me qytetarë duke i futur në listë propozimet e tyre.

“Ky planifikim i buxhetit është bërë në bashkëpunim me qytetarët e kësaj komune nëpërmjet dëgjimeve buxhetore, por nëse dikush është kundër trotuareve, ndriçimit publik etj., atëherë ne po ju tregojmë se të gjitha ato kërkesa kanë arritur nga vetë qytetarët duke mos i shikuar ngjyrimet politike dhe interesat personale siç pretendon opozita”, ka thënë Hajdini.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.