Arbëri

Fushata zgjedhore shtyn përurimin e shtatores së Adem Jasharit

Descriptive Text

Komuna e Lipjanit nga buxheti vetjak në vlerë prej rreth 80 mijë eurosh ka finalizuar projektin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, mirëpo përurimi i këtij projekti është shtyrë deri pas përfundimit të fushatës zgjedhore, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka sqaruar se shkaku i mosshfrytëzimit të fushatës zgjedhore me qëllim që të mos ketë komente të ndryshme nga individ të caktuar, ka vendosur që shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari të përurohet më 28 nëntor, megjithëse korrespondon me ditëlindjen e tij dhe me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.