Arbëri

Inaugurohet rruga “Dituria” në Tomoc të Istogut

Është bërë sot inaugurimi i rrugës”Dituria” në Tomoc të Istogut. Në ceremoninë e inaugurimit përveç kryetarit të komunës, Haki Rugova, ishte edhe ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Greg Delawie.

Më këtë rast kryetari Haki Rugova falënderoj ambasadorin Greg Delawie për vizitën dhe u shpreh falënderues për realizmin e projektit për ndërtimin e rrugës “Ditura” nga shteti amerikan për komunitete që jetojnë në këtë pjesë. Unë si kryetar komune jam shumë i lumtur që në të gjitha periudhat kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me USAID-in. Kemi realizuar bashkë projekte të qëndrueshme dhe funksionale. Këtu ku jemi sot jeton një komunitet i përzier dhe përzgjedhja për ndërtimin e kësaj rruge është bërë në bashkëpunim me komunitetin u shpreh kryetari Haki Rugova.

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delawie, u shpreh falënderues ndaj kryetarit Rugova si dhe të gjithë pjesëmarrësve në inaugurim. Ai u shpreh se ndjehet shumë i lumtur që sot po e inaugurojnë bashkë këtë rrugë të cilën e kemi punuar bashkë më komunën e Istogut.

“Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe e vlerësoj shumë bashkëpunimin dhe punën e të gjithëve për realizmin e këtij projekti. Më vjen shumë mirë që e kemi sot këtë rrugë e cila do ta lehtësoj jetën e kaq shumë pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme të komunës së Istogut”, tha ndër të tjera ambasadori Delawie.

Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim komuna e Istogut me USAID-in amerikan ku gjatësia e kësaj rruge është 1,312 metra me gjerësi 5 metra dhe vlerë të projektit 113,523,02 euro ku komuna e Istogut ka participuar me 23,352,19 euro ndërsa USAIDI me 90,170,84 euro.