Arbëri

Dëme nga erërat në disa lokalitete të Drenasit

Descriptive Text

Pasditen e hënë nga të reshurat e rrëmbyeshme të përcjella me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Drenasit dhe në qytet, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, ka dal ne të gjitha ato vende që nga qytetarët është raportuar për dëme materiale dhe ka vlerësuar se janë bërë dëme të konsiderueshme materiale në ekonomi familjare, shtëpi banimi, stalla e ahure, në biznese dhe industri.

Komisioni edhe ditëve në vazhdim do të dalë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme.

Përpos dëmeve të shkaktuara në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, është dëmtuar edhe mbuloja e stadiumit sintetik të futbollit.