Arbëri

Protesta e banorëve të fshatit Balaj të Ferizajt nuk e spraps ekzekutivin

Ferizaj, 7 shtator- Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka konfirmuar se Komuna do të vazhdojë rregullimin e lokacionit të ri të varrezave, pavarësisht refuzimit të një pjese të fshatit Balaj.

Sipas Sfarqës, punimet parashihet të kryhen brenda pak ditësh.

“Në fshatin Balaj po zbatohet vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe i Kuvendit të Komunës, që në atë vend të jenë varrezat e qytetit të Ferizajt, ndërsa varrezat do të jenë për të gjitha konfesionet fetare si myslimane, katolike, protestante, por edhe për ateistët”, ka thënë Sfarqa në takimin e KKSB-së.

Ai ka thënë se varrezat nuk janë pengesë për banorët e Balajve, ngase janë larg shtëpive të tyre, teksa protestën e disa banorëve e ka cilësuar të motivuar politikisht përpara fushatës për zgjedhje lokale (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).