Arbëri

Pastrohet shtrati i përroskës në Damanek

Ka filluar pastrimi i përroskës përgjatë fshatit Damanek të Malishevës, njofton kumtesa komunale. Transmeton Koha.net.

Punimet në pastrimin e shtratit të përroskës, i ka përcjellë nga afër sot edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është ndarë i kënaqur nga puna e cila po kryhet, pasi po largohen të gjitha mbeturinat dhe bimët nga shtrati, që ka penguar rrjedhën e ujit, e më këtë po largohet edhe kundërmimi.

Edhe kryetari i fshatit Damanek, Ismet Krasniqi, dhe banorët tjerë të fshatit, janë shprehur të kënaqur me punimet që po kryhen në pastrimin e përroskës, pasi sipas tyre, kanë qenë të rrezikuar për shkak të erës së keqe, por edhe për shkak të bllokimit të kësaj përroske.