Arbëri

Shefi i prokurimit në Podujevë vazhdon punën edhe pas pensionimit

I paligjshëm po konsiderohet vendimi i Komunës së Podujevës për t’ia vazhduar “mandatin” ish-shefit të prokurimit, Ibrahim Hoxha, edhe pas pensionimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky i fundit ka arritur moshën e pensionimit në muajin prill të këtij viti, ndërsa tash komunarët e Podujevës e kanë angazhuar me një marrëveshje për shërbime të veçanta në të njëjtin institucion, por duke ia “ulur” pozitën vendimmarrëse.

Hoxha, që për disa vjet e ka ushtruar detyrën e shefit të prokurimit, tash është angazhuar si zyrtar i prokurimit. Zyrtarët komunalë thonë se janë bazuar në Ligjin për shërbyesit civilë kur e kanë marrë këtë vendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.