Arbëri

Sipas qytetarëve, Elezi mund t’ia rrezikojë Drenasin Lladrovcit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi, mund t’ia rrezikojë postin aktual Ramiz Lladrovcit.

Në pyetjen e tashmë të përditshme të portalit Koha.net se cili prej kandidatëve do të fitojë nëpër komuna, qytetarët e Drenasit kanë vendosur për Elezin e Vetëvendosjes.

Ai në sondazhin e Koha.net në Facebook, ka marrë 155 komente, 40 më shumë se Lladrovci që është përmendur në 115 komente.

Kandidatët tjerë janë dukshëm prapa dy pretendentëve Elezi e Lladrovci.

Portali Koha.net ka nisur një seri të matjes së perceptimeve të qytetarëve për zgjedhjet lokale, përmes pyetjeve që po u drejton lexuesve të vet, sado që kjo matje nuk mund të konsiderohet plotësisht e saktë.

Më poshtë mund të shihni komentet e lexuesve tanë në lidhje me Fushë Kosovën.