Arbëri

Në Prelez të Jerlive kundërshtohet privatizimi i oborrit të shkollës

Descriptive Text

Banorët e Prelezit të Jerlive në Ferizaj po kundërshtojnë privatizimin e parcelës që deri tash është shfrytëzuar si hapësirë e shkollës fillore “Ismail Qemaili”m raporton KTV.

Të mërkurën, të mbështetur nga prindër e mësimdhënës, kanë protestuar në shenjë kundërshtimi, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë të ndërtohet asgjë.

Banorët e fshatit shprehen se kjo tokë gjithnjë i ka takuar shkollës.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se kanë paditur AKP-në duke kërkuar rishqyrtim të privatizimit të parcelës.

Nga AKP-ja kanë deklaruar se në bazë të përgjigjes zyrtare që i ka dhënë Komuna AKP-së, nuk kanë pasur informata për nevojat dhe kërkesat e shkollës.


Në Prelez të Jerlive kundërshtohet privatizimi... by kohanet