Arbëri

Gjilani asfalton rrugën Gumnishtë-Livoç i Epërm

Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm, “Lagjja e Jabuqëve”, e cila ka gjatësi prej tre kilometrave, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërkaq ka thënë përveç që banorëve të kësaj ane iu lehtësohet jeta, do të jetë e mirëseardhur edhe për bizneset që po zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm sepse është një lidhje me rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë. Tash e tutje banorët e kësaj zone do ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin, sikur që është e mirëseardhur edhe për bizneset këtu”, tha Korça.