Arbëri

LDK-ja rrezikon të humbë Fushë Kosovën, sipas qytetarëve

Sipas qytetarëve, LDK-ja do të humbë bastionin e saj Fushë Kosovën në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në pyetjen e Koha.net se cili nga kandidatët do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme janë përgjigjur rreth 300 komentues.

Shumica e tyre kanë favorizuar Avni Zogianin e Vetëvendosjes. Rreth 150 komente kanë qenë pro tij, duke lënë shumë prapa Burim Berishën, kryetarin aktual të komunës, dhe kandidatin e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme. Berisha ka pasur rreth 50 komente favorizuese.

Larg prapa kësaj dyshe kanë mbetur kandidatët tjerë nga AKR-ja Isuf Ahmeti, AAK-ja Ahmet Grajçevci, Nisma Driton Ademi, PDK-ja Adem Zogjani si dhe kandidati i pavarur Ylber Islami.

Portali Koha.net ka nisur një seri të matjes së perceptimeve të qytetarëve për zgjedhjet lokale, përmes pyetjeve që po u drejton lexuesve të vet, sado që kjo matje nuk mund të konsiderohet plotësisht e saktë.

Më poshtë mund të shihni komentet e lexuesve tanë në lidhje me Fushë Kosovën.