Arbëri

Nxënësit e fshatit Pasjak, pas 6 vjetësh gëzojnë objektin e ri shkollor

Descriptive Text

Këta nxënës ishin në klasën e tretë, kur filloi së ndërtuari objekti i ri i shkollës “Nushi e Tefiku” në fshatin Pasjak të komunës së Artanës.

Plot gjashtë vjet të gjithë prisnin që ta gëzonin objektin e ri, pasi ai i vjetri nuk i plotësonte as për së afërmi kushtet për mësim, raporton KTV.

E, drejtori i shkollës thotë se kanë mbetur edhe disa punë për t’u përfunduar, por shpreson që Bashkimi Evropian si financues i projektit, sipas kontratës deri në vitin e ardhshëm do të përkujdeset për finalizimin e gjithçkaje.

KTV-ja kishte raportuar kohë më parë se një kompani kroate, “Zagroje Tehnobeton”, e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, kishte marrë 700 mijë euro fond për këtë shkollë, por punën ia kishte lënë në dorë një tjetër kompanie kosovare dhe projekti u zvarrit për vite të tëra.

Ndërtimi i të gjitha shkollave në Kosovë ka marrë kohë më shumë sesa është paraparë.

Njësoj po ndodh me shkollën e arteve pamore në Gjilan.

Nxënësit e shkollës “Adem Kastrati” mësimin do ta mbajnë objektin e gjimnazit “Zenel Hajdini”, pasi objekti i ri i cili ka filluar së ndërtuari para tri vjetësh, ende nuk është finalizuar.


Nxënësit e fshatit Pasjak, pas 6 vjetësh... by kohanet