Arbëri

Filluan shpimet për rritjen e kapaciteteve të ujit në Banjë të Malishevës

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësim të furnizimit me ujë për pije për qytetin e Malishevës dhe fshatrave përreth, të cilat furnizohen nga ujësjellësi në Banjë, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve të reja, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të ujit nga ky burim, transmeton Koha.net.

Po ashtu, një qëllim tjetër i shpimeve pranë atyre aktuale, është edhe sigurimi i puseve të reja, pasi ato ekzistuese janë dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2016, ku janë deformuar gypat në puset aktuale dhe ato janë funksionale aq sa mund të kenë qëndrueshmëri pompat ekzistuese, dhe në momentin shkaktimit të ndonjë defekti, është e pamundur nxjerrja apo zëvendësimi i pompave,

Në fillimin e hapjes së këtyre puseve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.