Arbëri

Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për kryetar të Kamenicës

Descriptive Text

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në këtë qytet, që nga themelimi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

PDK thotë se komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Duke punuar që disa vite drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës.

Image