Arbëri

Sabiha Shala, kandidate e PDK-së për kryetare të Pejës

Descriptive Text

Më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale ku do të zgjidhen kryetarët e komunave dhe asamblistët për Kuvendet komunale.

Për dallim nga herat tjera PDK-ja sivjet ka kandiduar tri femra për kryetare të komunave. Sabiha Shala është kandidate për kryetare të Pejës. Por, siç shkruan KP, emri i Sabiha Shalës nuk është shumë i njohur.

Madje kandidatja për kryetare të qytetit perëndimor të Kosovës vetëm pas kandidimit ka hapur një faqe zyrtare në rrjetin social Facebook ku ka shumë pak të dhëna për veprimtarinë e saj. Ajo ka postuar në Facebook një status me anë të cilit falënderon PDK-në për kandidimin si dhe u bën thirrje femrave të Pejës që ta votojnë atë.

Sabiha Shala do të garojë për postin e kryetarit të komunës së Pejës me kryetarin aktual, Gazmend Muhaxherin e LDK-së, Fatmir Gashin e AAK-së dhe Bashkim Nurbojën e Vetëvendosjes.

Në këtë komunë tradicionalisht ka fituar AAK dhe LDK.

Postimi i Sabiha Shalës:

Të dashur miq Kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se Partia Demokratike e Kosovës më ka nominuar për kandidate për Kryetare të Komunës së Pejës. Me ketë rast dëshiroj ti falënderoj strukturat vendimmarrëse të Partisë Demokratike të Kosovës, që me besuan një përgjegjësi të tillë.

Gjithsesi, ju garantoj se do të punoj me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë për qytetin tonë të bukur Pejën, ashtu siç e meritojnë qytetarët e saj të ndershëm, bujar dhe fisnik!

Duke qenë kandidate femër për Kryesimin e Pejës, u bëj thirrje të gjitha femrave që t’i bashkëngjiten projektit tonë të përbashkët për një Pejë me mundësi për të gjithë, me plotë potencial për avancimin e pozitës se femrës në shoqër, projekt ky i cili do të bazohet në konsultimet që të zhvillohen me çdo lagje dhe fshat të qyteti të Pejës. Me prioritet të lartë do të punohet për rritjen e perspektivës së të rinjëve; përmirësimin dhe avansimin e infrastrukturës socio-ekonomike të Pejës, përfshirë zhvillimin e mëtejmë të arsimit, kulturës, sportit, shëndetësisë; krijimin e kushteve sa më të mira për invalidë të luftës; mbështetje për familje të dëshmorëve që kanë dhënë më të shenjtën për të ardhmen e Kosovës, jetën e tyre, për mbështetje të denjë të personave me aftësi të kufizuara; për krijimin e kushteve sa më të mira për pensionistët e Pejës; për përmirësimin e shërbimev e për qytetarë në të gjithë dikasterët komunal duke e vënë qytetarin në qendër të vëmendjes si dhe duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në menaxhimin e financave publike; për forcimin e bashkëpunimit me nivelin qendror dhe shoqërinë civile; për fuqizimin e partneritetit me komunitetin e donatorëve; për mbrojtjen e mjedisit në bukuritë e rralla që ka Peja; për zhvillimin e turizmit si karakteristikë tipike për Komunën e Pejës; si dhe për rregullimin e gjithëmbarshëm të infrastrukturës së përgjithshme të Pejës.

Peja është qyteti më i bukur në Kosovë dhe ne do të ja kthejmë dinjitetin duke e bërë më të afërt me qytetarin dhe për qytetarin!