Arbëri

Zvogëlohet, por s`ndalet prerja ilegale e pyjeve në rajonin e Pejës

Preja e pyjeve në Komunën e Pejës ka shënuar rënie, por nuk është ndërprerë tërësisht. Për dallim prej kësaj komune, në Deçan ky aktivitet ilegal po vazhdon kryesisht në pyjet publike.

Dëshmitarë nga rajoni i Rugovës flasin se si malet po priten, e më pas po transportohen në vende të ndryshme me dokumente false, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, drejtori i Drejtorisë për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, Fatmir Morina, thotë se nuk ka informata.

“Në vitin 2013, kur kam ardhur si drejtor i kam gjetur të prera 50 mijë metra kub dru, që kanë qenë nëpër llagera në Rugovë. Ndërsa, sot nuk e sheh asnjë trup druri dika rrugëve si përpara”, thotë drejtori i Parkut Kombëtar me 62 mijë hektarë sipërfaqe, që shtrihet në pyjet e Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovë dhe në një pjesë të Komunës së Istogut deri në fshatin Lubozhdë.

Në Drejtorinë e Parkut Kombëtar nuk tregohen të kënaqur ende për rënien e sasisë së prerjes, megjithëse më nuk lejohet të prehet si më herët deri në 50 mijë metra kub dru në vit.

Drejtoria e këtij parku kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka aktualisht 38 zyrtarë, prej tyre 25 janë roja pylli. Sipas Morinës, terreni është komplet i mbuluar dhe ky numër i rojave të pyllit është i mjaftueshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.