Faruk Nura, sot është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti, njofton kumtesa nga AAK, transmeton Koha.net.
Nura, ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare, ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat për deputet i saj.
Duke i uruar mirëseardhje zotit Nura, kryetari i AAK-së dhe i nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandidatura e Nurës është një ofertë serioze për Vitinë.
-
21 gusht 2017 15:52
-
Shpërndaje në: