Arbëri

Cilët janë kandidatët e AAK-së për Gjakovë dhe Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës dhe Pejës.

Për komunën e Gjakovës kandidati i nominuar për kryetar nga AAK është Ardian Gjini, ndërsa për Pejën është kandiduar, Fatmir Gashi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ka nderin që ka prezantuar këta dy kandidat për dy komuna të rëndësishme siç janë Gjakova dhe Peja.

Ardian Gjini, tha se shumë shpejt Ramush Haradinaj do të vijë si kryeministër i vendit ndërsa ai si kryetar i Gjakovës do të bëjë bashkimin e qytetarëve të këtij qyteti.

Kandidati i nominuar për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, tha se qytetin e Pejës do ta kthejë në një destinacion turistik të rëndësishëm për vendin si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor.