Nga 600 të verbër, vetëm 7 të punësuar në rajonin e Gjilanit Foto: Ilustrim

Nga 600 të verbër, vetëm 7 të punësuar në rajonin e Gjilanit

15 gusht 2017 10:01

Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan, e cila mbulon edhe Vitinë, Kamenicën e Novobërdën, ka bërë të ditur të hënën se nga afro 600 anëtarë të këtij rajoni vetëm 7 janë të punësuar.

Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës, thotë se personat e verbër kanë një vullnet të madh për punë porse, sipas tij, mungon vullneti i të tjerëve për t`i punësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sfida ka tek çështja e sensibilizimit, sepse shoqëria në përgjithësi s’e ka një mendim se këta nuk shohin dhe nuk munden që të kryejnë asnjë punë. Derisa nuk e marrim me provu punën praktike. Kur kemi dashur të punësojmë njërën vajzë në spital, drejtori ka pyetur se si ajo mund të kryejë atë punë. Dhe unë ia kam përmendur drejtorit një rast për një person të verbër dhe i cili ka qenë i njohur, dhe për një moment është ndalur të mendojë e më vonë më ka thënë se kjo punë është e kryer”, është ankuar Spahiu.

Ai ka potencuar se nga 4 komunat që mbulojnë vetëm Komuna e Kamenicës nuk ka ndarë subvencione për Shoqatën e të Verbërve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme