Arbëri

Podujeva i thërret qytetarët të përfitojnë nga Ligji për falje borxhesh

Komuna e Podujevës thërret qytetarët e Komunës të përfitojnë nga Ligji për falje borxhesh. Data 01 shtator 2017 është afati i fundit deri kur është në fuqi Ligji për faljen e borxheve nga tatimi në pronë dhe borxheve të tjera ndaj kompanive publike, shkruan sot Koha Ditore.

Me ketë ligj është parapare falja e borxheve për periudhën 2002-2008 me kusht që të paguhet baza tatimore për periudhën 2009-2014, si pagesë e menjëhershme.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.