Arbëri

Anulohet prokurimi për furnizim me farë gruri për fermerët

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendimin, që ta anulojë në tërësi aktivitetin e prokurimit të Komunës së Prizrenit për furnizim me farë gruri për mbështetjen e fermerëve të kësaj ane, shkruan sot Koha Ditore.

Një vendim të tillë, Gjykata e tenderëve e ka marrë pasi ka konstatuar se autoriteti kontraktues kishte vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik , duke kufizuar konkurrencën me vendosjen e specifikave që mund të jenë diskriminuese apo favorizuese për operatorët ekonomikë.

OSHP-ja ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Agrounion"-Sllatinë. lidhur me këtë lëndë. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.