Arbëri

Kontrata për qendrën e skiimit “Borea” merr dritën e gjelbër

Komiteti për Partneritet Publiko- Privat i Qeverisë së Kosovës, ka miratuar kontratën e nënshkruar midis Komunës së Pejës dhe konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, që është operatori fitues i tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky vendim i marrë më 4 gusht dhe i nënshkruar nga kryesuesi i këtij komitetit, Agim Krasniqi, zv.ministër i Financave, i ka hapur përfundimisht rrugën realizimit të këtij projekti më madhor, që ka pasur ndonjëherë Komuna e Pejës, e cila me këtë projekt shpreson që ta zhvillojë ekonomikisht Pejën, duke e bërë atë një emër të njohur ndërkombëtarisht me këtë qendër turistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.