Arbëri

Makineri e shtuar e KFOR-it në Prizren

Descriptive Text

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se nga 12 deri më 18 mars, do të ketë makineri të shtuar nga ana e KFOR-it në Prizren.

Nga Drejtoria është thënë se do të ketë stërvitje të Komandës së KFOR-it RC-WEST.

“LMT, së bashku me Komandën e RC-WEST do të kenë trajnime/ushtrime, ku fokusi do të jetë në kazermën e LMT-së. Ju njoftojmë se ky ushtrim nuk ka ndonjë qëllim tjetër”, thuhet në njoftim.