Arbëri

Shumë fshatra të Malishevës me probleme për ujë të pijshëm

Qytetarët e Malishevës po përballën me mungesa të ujit të pijshëm, shkak i thatësirës që po mbretëron, tash e disa javë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Vështirësia me ujë të pijshëm, po u shkakton problem, jo vetëm qytetarëve që shfrytëzojnë puset shtëpiake, por edhe atyre të cilëve janë në rrjetin e ujësjellësit, të Hidroregjionit jugor.

“Komuna, brenda potencialeve njerëzore, mekanizmit që posedon, ka rritur ndjeshëm përkujdesjen, angazhimin që ta përballoi dhe tejkaloi këtë situate emergjente këtyre ditëve, duke angazhuar, Njësinë e Zjarrfikësve, cisternat me ujë dhe t’i furnizojnë qytetarët, brenda mundësive dhe mekanizmit që kemi”, ka thënë zyrtarit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazrekut.

I cili edhe kërkon nga qytetarët që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, për ujitje , autolarje etj.

Vështirësi nga ky mot ekstrem, po kanë edhe shumë pacientë, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.