Arbëri

Përfshihen nga zjarri 100 hektarë pyll e kullota

Descriptive Text

Pylli dhe kullotat e fshatit Firiqevë të Kamenicës përfshihen nga zjarri.

Zyrtarët komunalë thonë nën zjarr kanë qenë 100 hektarë pyll e bimësi kullotash. Ata theksojnë se zjarri ka rënë si pasojë e temperaturave të larta, kurse nuk shprehen për dyshime të zjarrvënies së qëllimshme, shkruan sot Koha Ditore.

Zjarri është lokalizuar, ndërkaq nga Shërbimi i zjarrfikësve i cili ka intervenuar me 3 automjete zjarrfikjeje.

Temperaturat e larta, sipas tyre, kanë nxitur ata për mobilizim e për shtim masash kundër zjarreve eventuale.

... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.