Arbëri

Pozherani, fshat si komunë që i mungon vetëm administrata

Dikur kishte qenë komunë më vete, por që nga vitet e 60-ta, mbeti vetëm si fshat i Vitisë.

Megjithatë, Pozherani vazhdon të jetë fshati më i madh në këtë komunë dhe ndër më të mëdhenjtë në të gjithë vendin.

Të gjitha institucionet vazhdojnë të funksionojnë brenda fshatit, e vetmja që i mungon është administrata. E banorët kishin pasur edhe më herët iniciativë që Pozheranit t’iu rikthehet statusi siç e kishte pasur dikur dhe të bëhet komunë.

Banorët krenohen me vendin ku jetojnë, madje thonë se kanë shumë karakteristika për çka veçohen. Thonë se shkolla e tyre ishte ndër të parat me libra shqip.

E një nga banorët i ka ruajtur pamjet e vjetra të Pozheranit që dikur i kishte xhiruar vetë, e dallimet e zhvillimit janë tejet të dukshme.

E në kohën kur vendi kishte qenë komunë, kishin pasur edhe qendrën për kulturë, por tani ajo nuk ekziston fare.

Për banorët mbetet sfidë objekti i shkollës fillore i cili ka kohë që procedurat ka filluar por ende nuk është përfunduar. Tani në një objekt të vetëm të shkollës së mesme punohet me 5 ndërrime, gjë që është e papërshtatshme për nxënësit e Pozheranit.