Arbëri

OSHP-ja gjobit Komunën me 5 mijë euro për shkelje në sinjalistikë rrugësh

Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka gjetur shkelje në fushën e prokurimit në një tender komunal. Ndaj OSHP-ja ka gjobitur me 5 mijë euro Komunën e Prizrenit për moszbatim të një vendimi paraprak dhe të një konkluzioni të këtij organi, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Shënimi vertikal dhe horizontal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit-‘Loti 2’", shkruan sot Koha Ditore.

Për më shumë paneli shqyrtues i këtij organi, lidhur me shkeljet ia ka tërhequr vërejtjen e fundit menaxherit të prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe ka sqaruar se nëse ai vazhdon me shkelje të Ligjit të prokurimit publik, atëherë do të kërkohet nga Komisioni rregullues i prokurimit publik edhe revokimi i licencës së prokurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.