Arbëri

Ndotësit e ambientit në Gjakovë nën monitorim të kamerave të sigurisë

Shumë fushata për mbrojtjen e mjedisit dhe mos-hedhjen e mbeturinave në vende joadekuate organizoi Komuna e Gjakovës ndër vite.

Por, zyrtarë të saj po vlerësojnë se fushatat dhe aktivitetet e ndryshme që bënin thirrje për ruajtjen e mjedisit, nuk patën efekt, raporton KTV.

Andaj, kanë menduar se vendosja e kamerave në lokacionet ku ka më shumë ndotje të ambientit do të ndikonte në ndryshimin e situatës.

Dhjetë kamera do të vendosen nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë lumin Krena dhe lokacionet pranë objekteve shkollore.

Armend Vokshi, nënkryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se deri në fund të shtatorit pritet të përfundojë i gjithë projekti.

Derisa, një hap i tillë është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune.

Vitin e kaluar, Komuna e Gjakovës kishte bërë vendosjen e shtyllave multifunksionale në hyrje-daljet e qytetit.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve komunalë vendosja e këtyre kamerave do të ndikojë edhe në çështjen e sigurisë.