Arbëri

Përurohet rruga e asfaltuar Jabllanicë-Zaplluzhë në Dragash

Descriptive Text

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Samet Jonuzi, kanë përuruar rrugën e asfaltuar që lidh fshatrat Jabllanicë dhe Zaplluzhë të kësaj komune.

Pas prerjes së shirit, Zharku tha kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për banorët e kësaj ane.

“Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave. Njëherësh ndihem mirë që kam pasur rastin ta realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë”, ka thënë Zharku.

Ndërsa kryetari i Dragashit, Samet Jonuzi, falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur asfaltimin e një rruge e cila “ishte ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj ane”.

Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ndërsa ka kushtuar 820 804.40 euro. Kjo rrugë është asfaltuar nga Ministria e Infrastrukturës.​