Arbëri

Shpërndahen 150 motokultivatorë për bujqit në Malishevë

Descriptive Text

Në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Malishevës, sot ka filluar shpërndarja e 150 motokultivatorëve për fermerët, përkatësisht bujqit e Komunës së Malishevës.

Ku subvencionim, bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë. Në fillimin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.

“Unë besoj s kjo do t’iu ndihmon juve në aktivitetet e përditshme në bujqësi dhe ky edhe është qëllimi ynë, që t’ju krijojmë kushte sa më të mira për punë. Të gjithë ata që punojnë dhe e arsyetojnë punën e tyre, për neve si qeveri komunale, është obligim që ti përkrahim dhe kjo është zhvillim dhe krijim i të mirave materiale për veten e tyre dhe për vendin. Unë besoj se përkrahja për bujqësi do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe kjo është vetëm një pjesë e atyre subvencioneve që ne në vazhdimësi i kemi dhënë për bujqit”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Kjo përkrahje e Komunës së Malishevës, është vetëm një prej subvencioneve të shumta në fushën e bujqësisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, ka thënë, se “gjatë këtij viti, i kemi përkrahur në vazhdimësi bujqit dhe fermerët malishevas, duke filluar me serra, pastaj me makina mjelëse, lopë qumështore, dhe shumë të tjera, përfshi edhe këtë ndihmë për bujqit, me motokultivator dhe sigurisht se kjo nuk do te jetë e fundit, por do të vazhdohet me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”.