Arbëri

Gjithë ujërat e zeza të Ferizajt derdhen në lumin e vetëm të këtij qyteti

Ujërat e zeza të komplet komunës së Ferizajt, shkojnë në lumin e vetëm që kalon nëpër këtë komunë në Nerodime, pikërisht në fshatin Nikadin.

Lumi rrjedh edhe në 2 fshatra të tjera, në Gurëz dhe Varosh. Fazli Shabani nga Vetëvendosje, thotë se komuna shumë herë është zotuar se do të bëjë një zgjidhje, që njëherë e mirë të shpëtohet ky lumë, por projekti i filluar para dy vitesh, nuk ka gjasa të përfundojë, raporton KTV.

Shabani thotë se në projekte të tjera me më pak rëndësi, komuna ka gjetur mënyra për investim, por jo edhe për pastrimin e lumit Nerodime, i cili ka ndikuar që në një hapësirë prej rreth 1 km, toka të dëmtohet.

Bujqit ankohen nga kundërmimi nga lumi i ndotur.

Por, kryetari i komunës së Ferizajt, projekti për trajtimin e ujërave të zeza është në realizim e sipër.

Sipas Muharrem Sfarqës, në sezonin dimëror të vitit të kaluar, punimet janë ndalur për shkak të kushteve klimatike, mirëpo, në muajin maj të këtij viti, punimet kanë vazhduar dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë.