Arbëri

Nxënësit e shkollës “Nezë Bujani” në Lipjan të rrezikuar nga uji i puseve

Descriptive Text

Banorët e fshatit Bujan të Komunës së Lipjanit prej vitesh po përballen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit. Por uji që tash ata e përdorin nga puset pas analizave të bëra ka rezultuar të jetë i rrezikshëm për pije. Ndërkohë, me gjendje më të rëndë po përballet objekti i shkollës fillore .

Banorët e fshatit Bujan të Komunës së Lipjanit prej vitesh po përballen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit.

Me telashe më të mëdha po përballet shkolla Fillore “Nezë Bujani”, pasi që uji i puseve pas analizave të bëra ka rezultuar të jetë i rrezikshëm për pije.

Drejtuesit e kësaj shkolle kanë shprehur frikën se fëmijët mund ta përdorin ujin, për të thonë se i kanë njoftuar të gjithë prindërit.

“Nuk e kemi ditur se çfarë vlera të ujit ka shkolla, andaj kur ka ardhur kompania i kam pyetur se vlera normale e ujit ish 0.5 deri 70 ndërsa në shkollën tonë ka dalë 1130 vlera e uji që ka numër të madh dhe është i rrezikshëm për pije. Këtë njoftim së bashku me analizën e ujit e kam njoftuar edhe DKA-në”, ka thënë drejtori i shkollës, Astrit Buja.

Buja tregon se komuna e ka njoftuar se në disa fshatra CDI-ja zvicerane është duke e realizuar një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do ta përfshijë edhe fshatin Bujan ku përfshihet edhe shkolla.

Banorët kanë thënë se askush nuk e përdor ujin e puseve për pije pasi që ai është i ndotur në gjithë fshatin.

“Shqetësimet e banorëve të fshatit Bujan janë të mëdha për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Shkaku i kësaj detyrohemi të shkojmë të marrim ujë në Jezerc, në Prevallë, në Ferizaj dhe gjithkah tjetër në vendet e tjera. Ndërkaq, nxënësit e bartin ujin nga shtëpia për në shkollë sepse edhe uji i shkollës është i papijshëm. Mungesa e investimeve kapitale ka bërë që ne në këtë fshat mos të kemi ujësjellës”, ka thënë Feti Buja, banor.

“As 10 për qind uji nuk është i pijshëm, sepse krejt puset që shfrytëzohet nuk është i pijshëm. Të gjithë e bartin prej vendeve të tjera, sepse uji nuk është i pijshëm, ndërkaq nxënësit e marrin me vete se nuk pihet uji i shkollës”, ka thënë Sabit Buja, banor.

Zëdhënësja e Komunës së Lipjanit Hyra Bytyqi, nëpërmjet një përgjigje me shkrim ka sqaruar se në të ardhmen e afërt do të ndërtohet rrjeti i ujësjellësit edhe në fshatin Bujan pasi që projekti tashmë është kontraktuar.