Arbëri

Kryesia e fshatit Bibaj akuzon Ekzekutivin për projekte mbi baza partiake

Ferizaj, 28 korrik – Kryesia udhëheqëse e fshatit Bibaj i Komunës së Ferizajt nëpërmjet një shkrese, të premten, ka akuzuar Ekzekutivin e Komunës për devijim të disa projekteve kapitale sipas ngjyrimeve politike, shkruan sot Koha Ditore.

Kryesia e këtij fshati ka mbajtur edhe një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet të cilës kanë kërkuar nga Ekzekutivi i Komunës asfaltimin e rrugëve: “Hajriz Bibaj”, “Isak Aliu”, “Islam Aliu” dhe “Salih Aliu”. Këtë kërkesë e kanë arsyetuar derisa Komuna po e asfalton rrugën “Jakup Hyseni” me gjatësi prej 500 metrash për familjen e kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së.

“Rruga në të cilën jeton familja e vetme e kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së në Bibaj po asfaltohet së bashku me trotuar dhe ndriçim publik, një rrugicë në të cilën jeton familja e një anëtari të LDK-së, kurse rrugët e tjera më të vjetra të fshatit si: “Hajriz Bibaj”, “Isak Aliu”, “Islam Aliu” dhe “Salih Aliu” janë anashkaluar nga Komuna. Prandaj nëpërmjet kësaj shkrese kryesia e fshatit kërkon nga Ekzekutivi i Komunës të dalë në vendin e ngjarjes dhe të ballafaqohet me kërkesat e banorëve”, thuhet midis të tjerash në shkresën e kryesisë së fshatit Bibaj.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.