Arbëri

Sërish dështon seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit në mungesë kuorumi

Në mungesë kuorumi ka dështuar një seancë tjetër e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Seanca e të enjtes u ndërpre, pasi partitë opozitare, si LDK-ja, AAK-ja, Vatra dhe Lista Sërpska e braktisën sallën e mbledhjeve. Ngjashëm në mungesë kuourumi dështuan edhe disa seanca në të kaluarën.

Siç është njoftuar nga Komuna e Gjilanit arsye ishte pasi është thënë nga opozita se nuk mund të thirret seancë e re pa u mbyllur ajo paraprake.

Në rend dite të kësaj seanca ishin pikat si: Kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKMF-së, Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të aksionarëve në KRM "Higjiena", në NPL "Stacioni i Autobusëve" dhe "Tregu", propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL "Stacioni i Autobusëve", "Tregu" dhe KRM "Ecohigjiena", propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-O ZK Stublinë, propozim buxheti i Komunës për vitin 2023, propozim vendimi për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, informata për korrje-shirjet, informata e Komisionit për ndarjen e bursave.